Barcelona është në kërkim të një mesfushori dhe i ka hedhur sytë nga PSG. Katalanasit priten të bëjnë një ofertë për Rabiot prej 10 milionë euro. Lojtarit i skadon kontrata me klubi frances dhe në qershor do të jetë lojtar i lirë. Rabiot refuzoi disa herë kontratën e re dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit të PSG morën vendimin që lojtari nuk do të zbresë në fushë deri në qershor, si një shenjë hakmarrje ndaj tij.
Për të mos afruar një lojtar jashtë forme Barcelona po mendon që ta afrojë në skuadër lojtarin që në merkaton e janarit duke iu ofruar 10 milionë euro PSG. Në ditën në vazhdim pritet të zbardhet dhe e ardhmja e Rabiot që kërkon me ngulm largimit e tij nga Parisi.