Sulmuesi shqiptar Esad Morina është zyrtarisht lojtar i ekipit të Duigsburgut. 21-vjeçari ka bindur drejtuesit e klubit gjerman dhe trajnerin për t’i dhënë fanelën e re për pjesën e dytë të sezonit.
Brenda skuadrës po kryhen ndryshime të mëdha në përbërje pasi klubi synon të ketë një ekip më konkurues për pjesën e dytë të sezonit.
Morina refuzoi të vazhdonte të përfaqësonte Gjermaninë dhe iu përgjigj pozitivisht thirrjeve për të qenë pjesë e Shqipërisë U19 dhe U21. Që nga viti 2014, ai nuk ka marrë ftesë në Kombëtare.
Dhe me gjetjen e një ekipi të ri, Morina shpreson që të jetë një kontribues i madh për skuadrën kuqezi. Ai është produkt i akademisë së skuadrës së njohur Schalke 04 bashkë me Donis Avdijajn, por secili ndoqi rrugën e tij në karrierë, njëri në Holandë, tjetri në Gjermani.