Skënderbeu ia doli të barazonte 1-1 ndaj Partizanit, në takimin që vlejti për Superioren. Një nga më të mirët për korçarët ishte Elvi Berisha, i cili realizoi golin e barazimit. Në fjalën e tij pas ndeshjes, futbollisti tha:
“Besova te shpejtësia ime dhe besova se mund të shënoja. Ndihem mirë me Mensah në sulm. Besoj te grupi që kemi. Kemi objektivat tona dhe do t’i arrijmë. Ndihem më mirë me dy sulmues sesa i hapur në krah.Ne kemi një armë shumë të fortë: Shpejtësinë në sulm. Duhet ta shfrytëzojmë këtë, pasi kështu i kapim më shpejt rivalët” – tha ai.