Real Madridi duket se nuk e kam mbyllur ende merkaton. Madrilenët po kërkojnë me çdo kusht afrimin e një lojtari të veçantë si Neymar për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon që firmosi kontratën e re me Juventusin në Itali.
Madrilenët janë të gatshëm të paguajnë deri në 300 milionë euro për të për përfituar shërbimet e brazilianit, ndërkohë që po shpresojnë në dënimin e PSG-së nga UEFA për shkak të Fair Play-it, çka do detyronte francezët të shisnin “yllin” e tyre.
Nuk dihet ende nëse do të ketë një vendim lidhur me dënim të mundshëm të PSG-së lëvizje nga e cila Reali mund të përfitonte për të sjellë në shtëpi brazilianin.