Real Madrid nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 ndaj Villareal. Pavarësisht përpjekjeve, asnjëra nga ekipet nuk ia doli dot të shënojë. Loss Blancos ruajnë vendin e parë me 17 pikë, 3 më shumë se Sevilla.
Në krahun tjetër, Villareal është e 10-ta me 8 pikë. Nesër do të luhen takime të tjera të kampionatit spanjoll, teksa na presin sfida tejet interesante.