Sot luhen ndeshjet e radhës në kampionagtin spanjoll, ku do zbresin në fushë ekipe të mëdha si Reali i Madridit dhe Atletiko Madrid. Nërkohë që ka përfunduar sfida mes Leganes dhe Barcelonës, ku këta të fundit fituan me rezultatin 1-2.
Në orën 16.00, Valencia ka një transfertë shumë të vështirë ndaj ekipit të Betis-it . Në orën 18:30, Granada pret në shtëpi Atletiko Madridin, në një ndeshje ku ekipit të Diego Simeones nuk i lejohen gabimet. Real Madridi do ketë mungesa të shumta sot si: Asensio, Nacho, Lucas dhe James Rodriguez . Madrilenët do zbresin në fushë në orën 21.00 dhe përballë do kenë Real Sociedad.