Merkato e verës është futur në fazën e saj më interesante. Koha në dispozicion sa vjen e zvogëlohet dhe shumë skuadra kërkojnë që të bëjnë goditjet e fundit, por edhe të bujshme.
Këtë kërkon ta bëj, Reali i Madridit, që në këto ditë të nxehta gushti po mendon për një shkëmbim të bujshëm. Bëhet fjalë për transferimin e Neymar nga PSG, me mediat italiane, konkretisht “Corriere della Sera” që shkruan se Reali ka bërë gati ofertën prej 120 milionë euro dhe kartonin e fituesit të Topit të Artë në vitin 2019, Luka Modric.
Në total, oferta kap vlerën e 180 milionë euro, me PSG që po mendohet seriozisht për të lënë të lirë futbollistin më të shtrenjtë të botës. Për 27 vjeçarin ka treguar interes edhe Barcelona e Juventusi, por kushtet e kërkuara nga PSG kanë “trembur” disi kampionët spanjollë dhe ata italianë.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.