Realdo Fili ka përfituar nga ditët pushim të dhënë nga stafi teknik i Partizanit dhe ka udhëtuar drejt Jugut, pikërisht në Llogara. Ditën e sotme talenti i skuadrës së kuqe ka postuar në instagram një video ku shfaqet në një balonë dhe sheh nga sipër pamjen fantastike të bregdetit të Jugut. Siç duket FIli përpos futbollit ka edhe një pasion tjetër, pikërisht arenautikën.
Talenti fierak është kthyer ndër lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së kuqe, teksa tashmë ka gjithmonë një vend titullari në formacion.