Keylor Navas ka fituar besimin e trajnerit Zinedine Zidane dhe presidentit Florentino Perez.
Portieri nga Kosta Rika, me paraqitjet e bërë sidomos në fund të sezonit, ka bindur Zinedine Zidanen për të vazhduar më të edhe një sezon.
Kjo ka bërë që Real Madrid të heq dorë nga nënshkrimi i kontratës me portierin e Manchester United, David de Gea.
Të paktën kështu shkruajnë mediat në Spanjë, që raportojnë se Perez dhe Zidane janë marrë vesh që Navas të mbetet numri një i Real Madridit në portë.