Mauro Icardi është huazuar nga Interi te PSG-ja deri në fund të sezon me të drejt blerje nga ana e francezëve për 70 milionë euro. Zikaltërit shpresojnë që në fund PSG të shfrytëzojë të drejtën e blerjes, ndërsa ofertat nuk kanë munguar.
Sipas mediave spanjolle Real Madrid është kthyer në garë për Icardin dhe kërkon ta ketë në skuadër për sezonin e ri. Madrilenët janë gati të paguajnë shumë prej 70 milionë euro ose të fusin në shkëmbim njërin prej Luka Modic ose Jovic për të ulur shifrën e kërkuar nga Interi. Në garë gjithashtu është edhe Juventusi, por zikaltërit nuk dua të fuqizojnë një rival direkt në kampionat.