Gazetat e ndryshme në Madrid ditët e fundit i kushtonin rëndësi se sa shumë i mungon sulmit të Real-Iit, Ronaldo. Ndeshjen e djeshme përballë CSKA Moskës një lojtar si portugezi ishte i domosdoshëm. Ekipi i Lopetegui arriti të konkludonte 24 raste për gol pa arritur që të shënojë. Kjo gjë kishte pa ndodhur në Champions League që në vitin 2003.
Madrilenët madje goditën 4 herë shtyllën ç’ka tregon vështirësinë e madhe që kanë për të shënuar. I njëjti problem u has dhe në derbin e së shtunës përballë Atletico-s ku nuk u gjet sërish rrjeta nga “Los Blancos”. Për një ekip si Reali mungesa e golit është një problem shumë i madh dhe tifozët akoma nuk kanëe tejkaluar mosprezencën e Ronaldos dhe golat e shënuar nga ai.