Real Madrid është gati afrojë Poul Pogba në Madrid. Mesfushori francez u shpreh se do të ishte një ëndërr nëse do të luante për skuadrën madrilene dhe me trajner Zidanin. Në këtë mënyrë klubi madrilen ka nisur mënjeherë nga puna për të afruar lojtarin në skuadër. Sipas asaj që raporton “The Sun”, Florentino Perez ka gati një shifër prej 160 milionë euro për Manchester United.
Tashmë topi kalon në duart e skuadrës angleze nëse do të pranojë ofertën ose jo. Pogba u ble nga Juventusi për një shifër prej 120 milionë euro dhe në këtë mënyrë ”Djajtë e Kuq” do të dilnin të fituar nga kjo marrëveshje. Merkato e verës nuk ka ardhur ende por për Real Madrid pritet të jetë shumë e nxehtë duke parë emrat që qarkullojnë media.