Nuk kanë fund problemet për Brazilin e Tite.
Pas Neymar dhe Arthur, një tjetër futbollist Selecao e ka mbyllur mes dhimbjeve seancën stërvitore të së shtunës. Blerja më e re e Realit të Madridit, Eder Militao ka ndjerë shqetësime në këmbën e tij të majtë, çka e ka detyruar që të braktis stërvitjen.
Testet fizike pritet ta njohin edhe me shkallën e dëmtimit, Mbrojtësi i qendrës nuk ishte prezent në takimin e hapës, të fituar 3-0 nga Brazili ndaj përfaqësueses së Bolivisë.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.