Real Madrid nuk do të luajë me fanelën e bardhë kundër Juventusit. Duke qenë se “Zonja e Vjetër” llogaritët si pritëse, madrilenët janë të detyruar të luajnë me fanelën e dytë ose të tretë.
Edhe e treta përjashtohet si opsion duke qenë se është e zezë, ngjyrë kjo që është dominuese në uniformën e kampionëve të Italisë. Në këtë mënyrë skuadra e Zinedin Zidan do të zbresë në finalen e Kardifit me uniformën lejla.