Paul Pogba vazhdon të jetë në qendër të merkatos së Real Madrid. Skuadra spanjolle nuk ka hequr dorë nga mesfushori francez dhe dëshiron ta ketë në skuadër.
Sipas asaj që raporton “El Chiringuito TV”, drejtuesit e “Djajve të kuq”, kërkojnë shifër rekord për ta lënë të lirë. Bëhet fjalë për 180 milionë euro në mënyrë që Manchester të heq dorë nga Pogba. Merkato në Angli është mbyllur dhe skuadra e Solsjaker nuk mund të gjej dot një zëvendësues për francezin dhe largimi i tij duket edhe më i vështirë.