Luka Modric pritet të jetë futbollisti i cili do të përplasë në të ardhmen shumë klube europiane për ta patur pjesë të ekipit të tyre. Mesfushorit kroat i skadon kontrata në verën e vitit 2021, mirëpo aventura e tij me Real Madrid pritet të përfundojë më shpejtë.
Ekipet në gjurmë të kroatit janë të shumta por më kryesoret mbetet Milani, Inter dhe Inter Miami i David Beckham në SHBA. Teksa pista e kuqezinjve është sfumuar, në media tani po qëndrojnë vetëm dy ekipet e tjera. Së fundmi mediat raportojnë se Real Madrid do t’i hap rrugën transferimit të Modric nëse ekipet plotësojnë kushtet ekonomike. Vlera aktuale në treg e Modric është nga 15 deri në 20 milion euro, ndërsa pritet që më pas të ketë dhe një rënie të çmimit.