Neymar është gjithmon e më larg PSG-së. Sulmuesi brazilian nuk dëshiron të qendrojë sezonin e ri në Francë dhe po bën të gjitha përpjekjet për t’u larguar. Barcelona e dëshiron sërish në skuadër, por francezët nuk duan ta japin te katalanasit.
Në këtë mënyrë dëshiron të përfitojë dhe Real Madrid që do të bëjë një ofertë për Neymar. Siç raporton “Sky Sport”, presidenti Perez do të përfshijë në marrëveshje Luka Modric dhe para cash për të bindur drejtuesit e PSG-së. Ngelet për t’u parë se si do të përfundojë trativa Neymar në ditët në vijim.