Daniel Godelli ka reaguar në llogarinë e tij në facebook, teksa shprehet se nuk ka pasur dijeni nëse trajneri Luan Shabani i ka dhënë sportistëve substanca të ndaluara. Zhurma e madhe e shkaktuar ditët e fundit mes peshëngritësve dhe drejtuesve të Federatës së Peshëngritjes me akuza e kundërakuza ka prodhuar një tjetër episode.
“Çështja e dopingut mos perdoret për interesa personale, të një federate apo një individi. Në fjalët e mia nuk thash që dopingu është dhënë me urdhër, ne nuk e dim nëse kemi marr apo skemi marr atë substanc, thash vetëm që na është është thënë të kishim besim total tek Luan Shabani.
Nese dikush do deshmin e fjalëve të mia është fjala e dëshmitarëve të cilët kanë qenë në atë grumbullim në Greqi të cilët shumë mirë e thonë të vërtetën.
Dhe nëse është dikush i cili dyshon tek rezultati im atëher dhe tani, e ftoj në pedan cilindo sportist dhe në tribun cilindo person që ka dyshim tek aftësit e mia.
Nëse dikush nga këta 15 sportist del e mohon pranin e tij në ekipin kombëtar të grumbulluar në vitin 2014 duhet të ket një arsye të fort”, ka shkruar Godelli.