Klubi i Domosdovës ka reaguar pas lajmit të botuar në newsport.al, mbi njoftimin e bërë nga kjo skuadër për çeljen e periudhës së testimeve të lojtarëve që mendojnë se mund të lënë gjurmë në ekipin i cili militon në Kategorinë e Dytë.
Në një e-mail të ardhur në redaksinë e newsport.al sipas drejtuesve të klubit të Domozdovës, ky lajmërim ishte bërë për të njoftuar futbollistët për ditën e grumbullimit, por dhe hapjen e periudhës së testimeve, gjë e cila nuk bëhet për mungesë fondesh nga ana e bashkisë së Prrenjasit.
Në reagim shkruhet se: “Bashkia e Prrenjasit ka buxhetin më të madh për sportin krahasuar me të gjitha bashkitë e tjera të vendit”.