Përmes një njoftimi për shtyp, gjilanasit janë ankuar në gjyqtarin Nuza. Ata konsiderojnë që janë dëmtuar vazhdimisht nga gjyqtari në fjalë.
Drita ka falënderuar tifozët për sjelljen korrekte, edhe pse thuhet se Nuza u sulmua pas ndeshjes.
“Pas përfundimit të ndeshjes së sotme FC Drita vs Trepça89′, kryesia e klubit tonë ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme.
Kemi diskutuar ecurinë e gjithë kampionatit, veçanaraisht ndeshjet të cilat janë gjykuar nga gjyqtari “më i mirë” në Kosovë Genc Nuza.
Ne si klub nuk kemi per qellim qe te ankohemi në federatë, gjygjtarë, delegat apo persona të tjerë me komptenca te caktuara në lojën e futbollit , kemi investuar për të luajtur futboll korrekt dhe për të ngritur nivelin e futbollit në vendin tonë.
Mirëpo mjaft është mjaft, ne nuk lejojmë në asnjë mënyrë të përbuzët kontributi i donatorëve, e as mundi i kryesisë e djersa e lojtarëve.
Genc Nuza e ka dëmtuar vazhdimisht klubin tonë në këtë kampionat.
1 Në ndeshjen me Llapin.
2 Në ndeshjen me Feronikelin.
Përjashtimi i Bujar Shabanit erdhi pasi nuk u akordua faul në të mirë të skuadrës tonë.
Kërkojmë urgjentisht nga FFK-ja të marrin për bazë ankesat tona.
Kemi njoftuar organet e rendit për gjithcka çka mund të ndodh pas përfundimit të ndeshjeve.
Me gjygjtarë tendencioz si Genc Nuza edhe organizimi i ndeshjeve si vendas është më i veshtirë, sidomos siguria brenda dhe jashtë stadiumit.
Falenderojmë tifozët tanë që nuk ranë pre e provokimeve dhe gjatë gjithë ndeshjes janë sjellur në mënyrë korrekte.
Me rrespekt , kryesia e klubit “FC Drita””, thuhet në njoftimin për shtyp.