Skuadra Rangers ku aktivizohet dhe sulmuesi i Kombëtares Eros Grezda ka bërë një goditje të bujshme në merkato duke afruar sulmuesin e njohur Xheremein Defo. 36-vjeçari u larguar nga Premier League per tu bashkuar me skuadrën skoceze që ka si objektiv të rivalizojë me Celtic. Defo firmosi një kontratë 18-mujore me ekipin që drejtohet nga Stiven Xherard dhe tashmë do të jetë një ”armë” më shumë në sulm.
Afrimi i Defo mund ti kushtojë shumë sulmuesit shqiptar Eros Grezda pasi hapësirat në fazën e sulmit do të ngushtoheshin së terpërmi. Sulmuesi anglez ka një CV të pasur pasi ka luajtur me disa ekipe të njohura në Premier League si Tottenham, Sanderland, West Ham si dhe është pjesë e Kombëtares së Anglisë ku në 57 ndeshje ka shënuar 20 gola.