Ylber Ramadani është zyrtarizuar te skuadra e Veljes duke u larguar përfundimisht nga nënkampionët e Partizanit. Talenti i mesfushës ka lënë kryeqytetin duke udhëtuar drejt Kosovës. Ai do të kalojë disa ditë pranë familjarëve dhe të tij dhe më pas do të udhëtojë drejt Danimarkës.
Newsport.al ka mësuar se 21-vjeçari do t’i bashkohet ekipit të Veljes në datë 20 qershor, ku do të nisë nga përgatitjet me grupin.
Kujtojmë që Ramadani ishte një nga lojtarët më të mirë të Partizanit në sezonin e shkuar duke qenë titullar i padiskutueshëm në 11-shen titullare të të kuqve.