Festa ka nisur ende pa filluar takimi kundër Maqedonisë. Tifozë të shumtë nga të gjitha trevat shqiptare janë nisur drejt Shkodrës, ku tashmë ajo gjë që bie më tepër në sy është flamuri kombëtar dhe radha e gjatë e makinave.
Nga Lezha deri në Shkodër rruga pothuajse bëhet e pakalueshme, për vet faktin se shumë makina janë nisur drejt qytetit ku do të luhet ndeshja e parë e raundit eliminator të Botërorit “Rusi 2018”. Siç shihet në foto, qartësisht tifozët kanë nxjerrë flamujt nga makinat e tyre, ndërsa janë të gatshëm të durojnë radhët e gjata të pritjes për të mbërritur në stadium për këtë takim.