Qyteti i Laçit u përmbyt në fillim të javës për shkak të reshjeve të shumta të shiut, aq sa shkaktuan shumë dëme materiale në banesat apo edhe bizneset që u përshinë nga uji.
Por, çudia ishte në stadiumin e Laçit. Edhe pse qyteti ishte në ujë vetëm pak ditë më parë, fusha e stadiumit ku kurbinasit luajtën dje ndaj Partizanit ishte në super formë.
Kjo edhe për shkak të punës intensive të kryer gjatë këtyre ditëve nga ana e drejtuesve të klubit që kanë mobilizuar punëtorët e impiantit sportiv për mirëmbajtjen e tapetit.
Edhe vetë trajneri i Partizanit, Sulejman Starova u shpreh pas takimit se një meritë kryesore në tri pikët e arritura nga skuadra e tij ishte gjendja perfekte e fushës që lejoi të dy ekipet të luanin futboll pa pengesa.