Disa ditë para nisjes së Lojërave Olimpike “Rio 2016”, në kryeministri u zhvillua pritja e Ekipit Olimpik që do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë kompeticion. Luiza Gega, atletja nënkampione Europe u nderua me medaljen e mirënjohjes. Zëvendëskryeministri, Niko Peleshi, gjatë fjalës së tij kërkoi ndjesë për harresën 25-vjeçare që i është bërë sportit në Shqipëri.
“Sot është dita t’i themi të gjithë Luizës se jemi krenarë për ty! Meriton më shumë, jemi të vendosur për më shumë investime. MAS i ka akorduar atë që ligji parasheh për arritjet në sport, është shumë pak nga ajo që Luiza e të tjerë meritojnë. Luiza është flamurmbajtësja e flamurit tonë në lojërat në Rio”,- tha Nikolla.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.