Armand Duka është anëtari më i ri i Komitetit Ekzekutiv të Europës. Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit ka pasur shumë mbështetje edhe nga njerëz që i kanë shërbyer futbollit në vendin tonë. Një ndër ta është edhe Ferdinand Hazisllari, i cili me fotot e tij ka mundësuar të na sjellë sa më afër momente të bukura të elitës dhe kombëtares shqiptare.
Postimet e shpeshta të Hazisllarit, kanë nxitur Elira Kajtazin t’i komentojë: “O Fred që kur të ngordhi qeni jot, të ka hyp dashuria për qentë e tjerë”, përfundon ajo me ironi për Armand Dukën. Hazisllari si një mbështetës dhe adhurues i mënyrës se si kreu i FSHF-së drejton futbollin në vend i kthehet ashpër: “Po fshatare ngele Lira. Sa ishe në Federatë, s’ka si Armando. S’ke moral ta shash ti, se të ka respektuar”.
Kujtojmë që Kajtazi ishte përgjegjëse për protokollin dhe u largua nga kjo detyrë pas 11 vitesh.