Ylli i PSG dhe Italisë, Marco Verrati ka rënë preh e grabitësve në Ibiza. Mesfushori ka qenë me të dashurën për pushime, ndërsa The Sun bën me dije se janë afro 2.5 milionë euro sende me vlerë që grabitësit kanë përvetësuar.
Mengjesin e së dielës hajdutët kanë hyrë në vilë, duke marrë para cash, ora dhe sende të tjera me vlerë. Futbollisti bëri denoncimin të diel, me ngjarjen që po hetohet nga Civil Guard.
Sipas “The Sun”, shtëpia e Verratit besohet që të jetë në Cala Jondal në jug të Ibiza-s, aty ku Princi William dhe Kate Middleton kanë shijuar disa ditë pushime në banesën e xhaxhait milioner të Dukeshës angleze.