Erzeni do të luajë nesër sfidën e javës së dytë të Kategorisë së Parë. Skuadra që drejtohet nga Nevil Dede e nisi sezonin me fitoren 0-1 në transfertë ndaj Apolonisë, ndërsa këtë fundajvë presin Bylisin në shtëpi.
Kjo do të jetë ndeshja e parë për Erzenin në stadiumin e tyre që këtë sezon ka marrë një tjetër pamje. Drejtuesit e klubit kanë punuar në stadiumin “Tofik Jashari” dhe në tribunën kryesore janë shtruar stolat e rinj, ndërsa FSHF-ja, do t’i ndihmojë me sistemin e ndriçimit.
Në këtë mënyrë, një tjetër stadium në Shqipëri bëhet me sistem ndriçimi dhe Erzeni po punon jo vetëm në fushë, por edhe në infrastrukturë.