Duhej të vinte java e 31-të dhe klasikja përballë Ajax që PSV të zyrtarizonte titullin kampion të këtij sezoni në Hollandë. Ekipi nga Eindhoven e fitoi pikërisht përballë rivalëve historikë dhe përballë publikut të tyre duke iu dhënë atyre një gëzim të pa masë. Gjithçka u mbyll në shifrat 3-0 mes PSV dhe Ajax që shikoi nga fillimi deri në fund dominues vendasit.
Golat e Periero, De Jong dhe Bergwijn vulosën tripletën e PSV dhe nisën festën titullit. PSV kryeson në kuotën e 80 pikëve kundrejt 70 pikëve të Ajax ku duhen edhe 3 javë nga përfundimi i kampionatit në Hollandë dhe tashmë javët në vijim do luhen thjesht për statistikë për skuadrën e PSV ndërsa Ajax duhet të ruajë vendin e dytë që kërcënohet nga Alkamar në kuotën e 65 pikëve.