Nuk ka më dyshime. Leonardo do të jetë goditja e parë e kampionëve të Francës, PSG-së.
Braziliani pritet të prezantohet në orët e ardhshme si Drejtor sportiv te skuadra kryeqytetase. Një situatë që lidhet me faktin se PSG ka njoftuar shkëputjen e kontakteve me Antero Henrique.
“Paris Saint Germain dhe Antero Henrique kanë vendosur të përfundojnë bashkëpunimin e tyre. Udhëheqësi portugez ka mbajtur postin e drejtorit sportiv që nga 2 qershori 2017. Gjatë dy viteve të fundit, Henrique ka kontribuar te rezultatet e Saint Germain me 2 tituj të rinj të Ligue 1 (2018, 2019), 1 Kupë France (2018), 1 Kupë Lige (2018) dhe 2 Superkupa (2017, 2018). Për profesionalizmin dhe angazhimin e tij gjatë dy viteve të fundit, i dëshiron atij më të mirën në projektet e tij të ardhshme “. -thuhet në komunikatën e klubit.
Për Leonardon, ky do të ishte një rikthim në hijën e Kullës Eiffel, teksa pak vite më parë shijoi edhe drejtimin e skuadrës nga pankina.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.