Ylli brazilian i PSG-së, Neymar ka marrë një ofertë për të rinovuar kontratën me parisienët. Drejtori Sportiv, Leonardo ka kërkuar takim mes palëve, teksa si agjenti i Neymar ashtu dhe lojtari nuk kanë kthyer përgjigje prej muajsh.
Merkato e sheh gjithmonë lojtarin në qendër të vëmendjes, me 28 vjeçarin që asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për një rikthim te Barcelona. Janë katalanasit që po ndërhyjnë për t’i prishur punë PSG-së me rinovimin, teksa vera që vjen mund ta gjejë Neymar me ekip të ri. Ecuria e kampionëve të Francës në Europë është thelbësore, me Neymar që i skadon kontrata verën e vitit tjet.