Daniel Sturridge mund të përfundojë në Francë. Paris Saint-Germain ka nisur sërish të interesohet për yllin e Liverpool. Sturridge mungoi në ndeshjen që Livepool u mund me rezultatin 3-1 ndaj Leicester Cityt.
Situata nuk është e qetë në kampin e skuadrës angleze, pasi Jurgen Klopp nuk e ka në planet e tij. Në këtë mënyrë me shumë gjasa Sturridge do të transferohet në Francë, megjithatë kjo do të mësohet përfundimisht vetëm në merkaton e verës.