Vedat Muriqi ka futur në “luftë” dy klubet europiane: Fenerbahce dhe Toulouse për të fituar shërbimet e tij për sezonin e ri. Pas lajmit se skuadra turke ka arritur akordin me sulmuesin e Kosovës dhe Rizesporit, pala franceze e Toulouse kërkon të prishë planet e verdhezinjve. Vetë trajneri i Toulouse Alain Casanova e deklaroi hapur së dëshiron të ketë nën urdhërat e tij Muriqin.
“Po përpiqemi të gjejmë një sulmues si Vedat Muriqi, i cili aktivizohet në Turqi. Ai e di këtë gjë dhe ne po e monitorojmë”, u shpreh tekniku francez. Muriqi është njëri futbollistëve shqiptarë, që po kalon një formë fantastike në aspektin personal. Në 32 ndeshje të kampionatit turk me Rizesporin, ai ka realizuar plot 15 gola në 32 ndeshje.
Javën që lamë pas, ai trembi pretendentët për titull në Turqi Galatasaray-n duke u shënuar, por më pas skuadra më e suksesshme në Turqi ia doli ta përmbyste ndeshjen dhe të ruajë kreun e klasifikimit dhe titulli do të vendoset në ndeshjen e fundit me kundërshtarët direkt Basaksehirin në javën e fundit të sezonit.
Muriqi përfaqëson Kosovën dhe ka luajtur dhe në kampionatin shqiptar me Besën dhe Teutën.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.