Sulejman Starova nuk do të jetë më trajneri i Laçit. Tekniku i njohur ka ndërprerë bashkëpunimin me kurbinasit. 63-vjeçari ka konfirmuar këtë lajm për newsport.al teksa është shprehur se gjithçka është mbyllur me konsensus.
“Mund t’iu them se nuk jam më trajner i Laçit. Nuk ka pasur shkarkim nga presidenti, por pas një bisede vendosëm të mbyllnim këtu bashkëpunimin“, ka deklaruar shkurtimisht për newsport.al.
Kujtojmë që Starova e mori drejtimin e Laçit në sezonin e shkuar. Ky edicion nuk ishte brenda pritshmërive teksa në 7 ndeshje të luajtura, kurbinasit kanë grumbulluar vetëm 7 pikë. Kësisoj është vendosur që bashkëpunimi mes palëve të përfundojë këtu.