Një ftesë të papritur ka ardhur në drejtim të mesfushorit të Vllaznisë, Erald Çinari nga kombëtarja U-21 e Shqipërisë ditën e sotme. Trajneri i këtij ekipi, Alban Bushi ka ftuar Çinarin që të jetë pjesë e kombëtares për ndeshjen kundër Sllovakisë në datën 27 mars. Një ftesë surprizë kjo gjë që e pranon edhe vetë Çinari në një prononcim për Newsport.al.
21 vjeçari u shpreh: “Ftesa më erdhi ditën e sotme dhe mund të them se u surprizova, por edhe u lumturova në të njëjtën kohë. Ishte disi e papritur për mua, por jam shumë krenar që do mundem që të përfaqësoj Shqipqërinë. Kam qenë edhe më parë pjesë e kombëtareve të moshave me U-17 dhe U-19, por asnjëherë me U-21. Mendoj se pavarësisht se do kem pak kohë me ekipin do përshtatem shpejt pasi i njoh shumë ngë lojtarët e përfaqësueses dhe kam miqësi me shumë prej tyre. Uroj që të marr edhe minuta në ndeshjen kundër Sllovakisë dhe të tregoj vlerat e mia edhe me Shqipërinë”. /Newsport.al/