Tirana do të luajë kundër Maccabi Tel Aviv në raundin e parë eliminator të Europa League.
Sfida e parë do të zhvillohet në Izrael, më 29 qershor.
Por, kush është skuadra izraelite që do të ketë përballë Tirana në Europa League? Në fakt, Maccabi Tel Aviv është një emër jo pak i njohur në arenën europiane.
I themeluar në vitin 1906, Maccabi Tel Aviv është klubi më i titulluar në Izrael, 21 trofe në kampionat, 23 Kupa të Izraelit, 5 Superkupa dhe dy tituj të fituar në Champions League-n e Azisë në sezonet 1968–69, 1970–71.
Maccabi Tel Aviv regjistron 8 prezenca në grupet e Champions League, 11 në grupet e Europa League.
Futbollisti me më shumë prezenca në kompeticionet europiane për Maccabin mbetet kapiteni Gal Alberman, ndërsa shënuesi më i mirë në Europë, Eran Zahavi me 15 gola të realizuar.
Eran Zahavi, i larguar në 2016-ën nga Maccabi Tel Aviv është shënuesi më i mirë i skuadrës në kampionat, me 99 gola në 120 prezenca.
Ekipi aktualisht ka trajner Jordi Cruyff, djalin e ikonës së futbollit botëror dhe specifikisht atij holandez, Johan Cruyff.
Futbollisti që udhëheq në fushë Maccabin është ish-ylli i Liverpool, Chelsea dhe Arsenal, Yossi Benayoun.
Vlera totale e skuadrës së Maccabi Tel Aviv sipas “transfermarkt” arrin në 23 milionë euro.
Futbollisti më i shtrenjtë i skuadrës izraelite është sulmuesi argjentinas, Óscar Scarione, i cili në tregun e transferimeve vlerësohet me 4.5 milionë euro.
Sezonin e shkuar, Maccabi Tel Aviv u rendit në vendin e dytë në kampionatin e Izraelit, ndërsa sot ka humbur shumë nga shkëlqimi i disa viteve më parë, kur merrte pjesë rregullisht në Champions League, por gjithsesi mbetet për skuadër shumë e fortë për Tiranën./ Newsport.al/ Andi Tanku