Slavko Vinçiç do të jetë zyrtarisht gjyqtari i takimit Itali- Shqipëri. Një takim mjaft i rëndësishëm për ecurinë dhe përfaqësimin e Kombëtares sonë drejt “Rusi 2018”.
Po kush është Vinçiç? Në fakt një emër i njohur me parë pasi në vitin 2011 ka gjykuar Kombëtaren e Shqipërisë në një takim miqësor me Maqedoninë.
Datëlindja 1979 i lindur në Lubjanë ,në vitin 2010 merr stemën e FIFA-s dhe po në këtë vit bëhet Arbitër Profesionist.
Pas një performance të mirë merr pjesë në UEFA Euro 2012 si additional(asistent) i Skominës në Europian.
37-vjeçari e ka takimin e 46 në arenën ndërkombëtare.
Përfaqësimi i tij i fundit në Europë ishte në ndeshjen Ishujve Faroe-Hungari 1-3.
Megjithëse në ndeshjen e tij të fundit në kampionatin slloven midis Gorica-Domzale ai ndëshkoi 6 lojtarë me kartoë të verdhë e një të kuq, nq përgjithesi nuk është nga ata arbitrat e rreptë e striktë të përdorimit të kartonit.
Referuar faqes: Kolegjiumi i Arbitrave “Luan Zylfo” Tiranë/ Ermal Barushi.