Sot, është zyrtarizuar asistenti më i ri i trajnerit të Kombëtares, Gianni De Biasi. Ai është Marco Veronese ka lindur 22 maj të vitit 1976 në Cinisello Balsamo të Italisë. E ka nisur karrierën e tij në 1994 te Interi, ku ka luajtur vetëm tre ndeshje. në vitet 95-96 kaka luajtur te Reggina, më pas në vitet 96-97 ka qenë pjesë e Monzas. 97-98 ka qenë pjesë e Pratos. 1998-2003 ka luajtur me Chievon. 2003-2005 ka qenë pjesë e Spezias. 2005-2007 i është bashkuar Pavias. 2007-2008 ka luajtur te Venecia, më pas, nga 2009-2011 ka qenë pjesë e Lecco-s, për ta mbyllur karrierën e tij te Pavia në vitin 2011.
Ai ka drejtuar Veronesen në vitet e suksesshme te Modena kur ngjiti ekipin nga C1 në A. Veronese, ndonëse i dale nga akademia e Interit si sulmues me perspektivë, ka kaluar karrierën e ti si futbollist në ekipe të vogla derisa e mbylli atë përfundimisht te Pavia. Ai drejtoi ekipin e paratërinjve të këtij klubi para se të bëhej asistent i Fulvio Pea te pankina e Monxës dhe Kremonezes.
Veronese është pasuesi i Tramezzanit në postin e asistent-trajnerit të Kombëtares shqiptare. Edhe këtë herë De Biasi ka zgjedhur një italian për ti besuar postin e Tramezzanit, që para pak javësh mori drejtimin e ekipit të Luganos.