Vonesat në shlyerjet e detyrimeve nga ana e klubeve ndaj lojtarëve janë shndërruar në një temë të nxehtë në vendin tonë.
Këtë vit është ngritur Sindikata e Futbollistëve Profesionistë, e cila pretendon të zgjidhë pikërisht mosmarrëveshjet e lojtarëve me klubet duke mbrojtur të drejtat e tyre.
Kreu i kësaj Sindikate, Andi Lila ka paralajmëruar dhe i ka bërë thirrje të gjithë futbollistëve të bojkotojnë kampionatin nëse situata nuk do të ndryshojë për mirë.
“Personalisht në periudhën ku jemi që fillojmë nga zero, e avantazhuar do të jetë ajo më korrekte nga ana ekonomike, kush u përgjgjet lojtarëve në këtë periudhë se është problem më vete. Kush do të jetë më korrekt me pagesat, ata do të jenë më zjarr. E avantazhuar është Tirana se është 9 pikë përpara dhe mendon të fitojë të gjitha ndeshjet. Shehi ka detyrë të vështirë se ështe presidenti i Kukësit që tha që trajnerit do i rishikohet kontrata nëse nuk fiton.
Kemi shkuar në Shkodër e jemi organizuar me lojtarët atje, që mungesa në stërvitje të mos gjobitet. Lëvizja sindakale është e drejtë kushtetuese dhe kjo protestë nëse organizohet nga Sindikata nuk sjell penalitete për lojtarët atje.
Të ishte para dy javësh, do të isha për luftë, për sherr. Gjërat duhet të ndryshojnë, jo se erdhi Sindikata, po mundohemi të bëjmë këtë me ngadalë. Nga shtatori u them futbollistëve të kenë kujdes se çfarë firmosin, të marrin persona të përshtatshëm për t’i parë kontratat. Ne futbollistët e them edhe personalisht nuk jemi të aftë për të lexuar kontratën nga fillimi në fund se çfarë thotë, duhet kujdes se nuk është kontrata kolektive që të mbron.
E ardhmja? Kemi kërkuar me ngulm privatizimet e klubeve, edhe me shkresa. Të arrihet të mblidhen lojtarët te Sindikata të bojkotojmë kampionatin derisa reforma në sport të miratohet”, tha Lila.