Gjilani do të ndeshet sot me Trepçën ’89 në shtëpi, me ndeshjen që vlen për javën e shtatë të Superligës së Kosovës (14:00). Në këtë duel, në stolin e Shqiponjave nuk do të jetë trajneri Gentian Mezani. Klubi kosovar bën me dije se vlonjati nuk do jetë në stol për srsye personale, ndërsa në drejtim të skuadrës do të jetë Alban Hyseni.
“Në takimin e sotëm ndërmjet Gjilanit dhe Trepçës ’89, kryetrajneri i skuadrës sonë, Gentjan Mezani, nuk do të jetë i pranishëm për ta udhëhequr ndeshjen.
Arsyeja e mungeses së kryetrajnerit tonë në këtë sfidë është për shkaqe familijare.
Takimin e sotëm, nga pankina e kuq e bardhëve do ta udhëheq ndihmësi i shefit të shtabit teknik, Alban Hyeni”, njoftohet nga Gjilani.