Granit Xhaka me gjasë nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme kundër Liverpool. Mesfushori i njohur nuk ka arritur të përfunojë seancën e sotme stërvitore për shkak të një problemi që ka ndjerë.
Lajmi është bërë me dije nga klubi anglez që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar lajmëron se gjendja e futbollistit do të shihet para takimit me “The Reds”. Kujtojmë që Arsenali do të përballet nesër me Liverpool në stadiumin “Emirates” në orën 21:00.
Mungesa e Xhakës është një plus më shumë për të besuarit e Jurgen Klopp, pasi njihen vlerat e lojtarit shqiptar.