Sot Flamurtari do të luajë në transfertë kundër Besëlidhjes, ndeshje e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Pas disfatës në shtëpi me rezultatin 1-2, skuadra e drejtuar nga Gentian Mezani do të kërkojë një rezultat pozitiv në Lezhë.
Megjithatë çështja kualifikim vështirësohet më shumë, pasi kuqezinjtë do të vuajnë mungesën e tre lojtarëve të rëndësishëm. Shkodra dhe Rniç nuk janë ende gati për teknikun vlonjat, por gjithashtu edhe Berisha është në dyshim për sfidën e sotme. Takimi Besëlidhja – Flamurtari është caktuar të luhet sot në orën 13:30.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.