Legia e Varshavës e ka nisur mjaft keq këtë sezon të ri në kampionatin polak. Në katër javët e para, kampionët në fuqi kanë marrë 3 barazime dhe vetëm 1 fitore.
6 pikë në 4 ndeshje janë shumë pak për skuadrën e drejtuar nga Besnik Hasi, që nën drejtimin e trajnerit shqiptar do të kërkojë të mbrojë titullin kampion.
Ditën e sotme Legia ka barazuar në shtëpi me shifrat 0-0 ndaj skuadrës së Piast.
Megjithatë, pavarësisht nisjes së keqe në kampionat, Legia ka siguruar kualifikimin në grupet e Europa League dhe tashmë shpreson kualifikimin në ato të Champions League duke qënë se në play-off do të ndeshet ndaj skuadrës modeste të Irlandës, Dundalk.