Në momentin që erdhi tek Interi, Antonio Conte kërkoi disa lojtarë si Lukaku, Sensi, apo edhe Barella. Këto kërkesa, klubi ia plotësoi, mirëpo, sikurse raporton Tuttosport, Conte ka pasur edhe një kërkesë tjetër dhe ai është Arturo Vidal, mesfushori i cili aktivizohet tek Barcelona.
Zikaltërit kanë probleme në mesin e fushës në momentin kur mungon Sensi dhe kjo u pa në ndeshjen e së dielës mbrëma, përballë Juventusit. Sensi doli i dëmtuar në pjesën e parë, dhe Interi ishte pa “busull” në mesin e fushës. Të shohim në merkaton e janarit nëse drejtuesit e klubit do të kenë ndonjë surprizë për teknikun Conte.