Vllaznia-Skënderbeu nuk do të luhet në orën 17:00 ashtu siç planifikuar në fillim. Ky takim do të luhet ditën e shtunë, por në një tjetër orar. Sfida do të luhet në orën 14:00 pa drita pasi problem është bërë një difekt në rrjetin elektrik të stadiumit “Loro Boriçi”.
Ky problem bën që ndeshja të shtyhet në orën 14:00 dhe do të luhet pa ndriçim. Ditën e shtunë do të luhen gjithashtu edhe 3 ndeshjet e tjera, Bylis-Flamurtari e Luftëtari-Laçi në orën 14:00, ndërsa në orën 17:00 sfida Teuta-Kukësi. Java e 24-të e Superligës do të nis me derbin e kryeqytetit Tirana-Partizani në orën 19:00.