Gjetja e bashkëpunimit mes Bashkisë Shkodër dhe Alban Xhaferit për sponsorizimin te Vllaznia, ka ngrohur situatën në Shkodër. Teksa fundi I sezonit është pranë dhe Vllaznia rrezikon ndeshjen play-off për qëndrimin në Kategorinë Superiore, bashkëpunimi mes Bashkisë dhe Alban Xhaferit për sponsorizimin, ka sjellë një klimë të mirë në Shkodër.
Për këtë situatë ka folur edhe Voltana Ademi, që ka sqaruar sesi do të jenë punët tanimë që në klub u afrua edhe zyrtarisht një sponsor I ri. Për kolegun Denis Bajraktari, Ademi ka treguar me specifika sesi do konsistohet në këtë bashkëpunim.
Ademi, keni arritur nje marreveshje me Xhaferin per Vllaznine. Sa e ndihmon skuadren nje veprim i tille ne keto momente delìkate?
Vllaznia është prej mëse 100 vitesh tashmë, emblemë e Shkodrës, shkodrane e qindra mijë shqiptarëve kudo ku jetojnë. Në historinë mbi një shekullore, ngjyrat kuqeblu na kanë bërë krenarë me shumë trofe.
Edhe në këto momente, ne e konsiderojmë dhe jemi të bindur se do të ketë vetëm impakt pozitiv. Aq më shumë, kur “ALBAPHOTO” shpk – DISTRIBUTOR I AUTORIZUAR I FUJIFILM dhe disa markave te famshme Japoneze dhe me gjere, do të bëhet pjesë e mbështetjes fìnanciare dhe teknike të skuadrës së madhe kuqeblu që ditën e sotme.