Gentian Muça është rikthyer në fushën e lojës pas një mungesa të gjatë. Mbrojtësi i Tiranës u rikthye në fushën e lojës mbas 717 ditësh. Në intervistën pas ndeshjes në “Gol pas Goli” Muça u shpreh i lumtur që bëri debutimin e tij këtë sezon me fanelën e Tiranës.
“Është e vërtët që kam kaluar disa peripeci, por nuk e kam mendjen te kjo, por te rikthmi në fushë. Falenderoj Ngoo që shënoi dhe më dha mundësinë të debutoja (Qesh).
Kanë ndryshuar shumë gjera që kur kam nisur stërvitjen nga korriku, por tani jemi më shumë familje se para dhjetorit. Kjo ka ndikuar te rezultatet pozitive.
Edhe para një muaj po të më pyesnit do të thoja që jam gati, por është stafi mjekësor që ka vendosur që të ingranohem hap pas hapi duke mos rrezikuar. Dëshira ime është që të jemë në fushë pse jo që javën tjetër, por duhet ende edhe pak kohë.
Unë me dëshirën më të madhe i kam qendruar ekipit pranë si lojtarëve të rinj dhe lojtarëve me eksperiencë”, u shpreh Muça.