Dinamo është tejet aktive në merkato. Pas zyrtarizimit të disa lojtarëve me eksperiencë dhe firmës me talentet e reja, Blutë janë gati për të prezantuar edhe Romeo Harizaj. Portieri ballshiot prej vitesh ka qenë pjesë e Apolonisë, duke shkëlqyer mes shtyllave.
Gjithçka është arritur me 22 vjeçarin e Kombëtares, me Blutë që do sigurojnë kështu portën, edhe pas rinovimit me portierin tjetër, Bakaj. I gjatë 1.90 m, Harizaj ka edhe një vit kontratë me Apoloninë, teksa palët kanë gjetur dakordësinë për kalimin e ballshiotit në kryeqytet, me fierakët që do mbajnë një pjesë të përqindjes së kartonit.