Vllaznia do të luajë javën e ardhshme kundër Shiroki Brijeg, ndeshje e kthimit në kuadër të kualifikueseve të turit të parë. Shkodranët priten të japin maksimumin në atë takim për të përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë 3-0.
Dy nga lojtarët që priten të jenë titullarë janë Mevlan Adili dhe Victor Da Silva. Si qendërmbrojtësi ashtu edhe sulmuesi brazilian kanë përfunduar në infermieri në përkujdesjen e mjekut Ilirjan Haxhaja. Mësohet se gjendja e tyre është e mirë dhe thjeshtë janë aty për të shlodhur më shumë muskujt e tyre.