Vllaznia ka luajtur ndeshjen kundër ekipit të Superligës së Malit të Zi, Jedinstvo, të cilën e fitoi 0-1, por situata nuk ka shkuar sipas asaj që pritej. Ndeshja ishte vendimtare për fatin e sulmuesit serb, Alen Melunoviç. Ky i fundit është dëmtuar pak minuta pasi nisi ndeshja, duke e lënë fushën e lojës.
Vendin e tij e mori Hebaj, ndërsa mjekët e klubit kuqeblu po merren me serbin. Pritet që të përcaktohet grada e dëmtimit të futbollistit, e cila do të jetë vendimtare dhe për të ardhmen e tij me klubin shkodran.
Formacioni i Vllaznisë: Agoviç, Gocaj, Cicmil, Bicaj, Marku, Bardulla, Tafili, Shtubina, Hoxha, Melunoviç, Pepa. U aktivizuan: Selimaj, Gurishta, Vrapi, Manuka, Mandiç, Hebaj, Dyca, Pjeshka, Kruja, Erkoçeviç etj.